Shqiptarët, të dënuar të kursejnë! Pas vajit, drejt shtrenjtimit edhe kripa e gjellës. Shtohen edhe 2 tarifa të reja për jodizimin

“Prisni, se nuk keni parë gjë akoma…!” E pra, shqiptarët jo vetëm vajin e gatimit do ta hedhin me pika, por tani ka rrezik që edhe kripën e gjellë do ta numërojnë me kokrra!

Mos u çudisni, sepse pas shtrenjtimit të vajit të lulediellit që është edhe një nga produktet bazë të shportës, si pasojë e disa taksave të reja, si dhe pas shtrenjtimit në ditët e fundit të karburantit, radha i ka ardhur një tjetër produkti bazik.

Fjala është për kripën e gjellës, ose kripën që përdorim në kuzhina për gatim, të cilën qeveria është kujdesur ta “përmirësojë cilësisht”, duke u vënë si detyrim importuesve dhe tregtuesve që ta jodizojnë me detyrim.

Differences Between Used Vegetable Oil and Olive Oil – SeQuential

Ndaj dhe për këtë, qeveria ka vendosur disa tarifa të reja për kontrollin e jodit, të cilat pretendohet se i shtohen importuesve dhe tregtuesve, por që në fakt, në fund të ditës “precipitojnë” tek konsumatori fundor.

Kështu, të gjitha subjektet prodhuese dhe importuese të kripës së jodizuar duhet të paguajnë shpenzimet për marrjen e mostrave dhe kryerjen e analizave laboratorike të nevojshme për kontrollin e kripës së jodizuar.

Ndryshimet e ligjit “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”, të miratuara në vitin 2020 përcaktojnë se tarifat e vendimit të Këshillit të Ministrave për kontrollin e nivelit të jodit në kripë, duhet të përballohen nga kompanitë.

Por kjo gjë duket se do ta bëjë çmimin e kripës edhe më të kripur, pasi shtesa në tarifa dhe kosto për prodhuesit dhe importuesit, nënkupton automatikisht rritje të çmimit fundor, pra në tregtim.

Kur është momenti i duhur për të hedhur kripën në gatimet tona? - StraTirana

Ndryshimet ligjore

Referuar ndryshimeve ligjore, vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton se tarifa për marrjen e mostrave për përcaktimin e nivelit të jodit në kripën ushqimore të jodizuar është 8,500 lekë dhe tarifa për kryerjen e analizave laboratorike për përcaktimin e nivelit të jodit në kripën ushqimore të jodizuar, është 4,000 lekë.

Sipas dokumentit të Ministrisë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tarifa për marrjen e mostrave përfshin koston e transportit dhe koston e analizimit të mostrës së kripës ushqimore të jodizuar në laboratorët e brendshëm të saj, kur marrja e mostrës së kripës ushqimore të jodizuar, sipas procedurës realizohet nga struktura rajonale e shëndetësisë në pikën e prodhimit, apo në pikat doganore (degët doganore kufitare).

Në nenin 12 të ligjit për kontrollin e nivelit të jodit në kripë përcaktohet nga prodhuesit vendas, do të bëhet për çdo sasi malli përpara hedhjes së saj në treg nga struktura rajonale e shëndetësisë. Për kryerjen e analizave të kripës, struktura rajonale përdor laboratorët e brendshëm të saj.

5 arsye pse kripa e detit është e mirë për trupin tuaj – Beyoutiful Magazine

Sakaq, kripa e jodizuar, që importohet do t’i nënshtrohet kontrollit për nivelin e jodit në pikat doganore (degët doganore kufitare). Ky kontroll realizohet nga autoriteti doganor, drejtoritë rajonale dhe vendore të shëndetësisë, brenda juridiksionit të tyre dhe inspektorati që mbulon fushën e shëndetësisë.

Për kripën e jodizuar të importit, edhe në rastet kur në dokumentet shoqëruese është pasqyruar niveli i jodit, kompanitë importuese janë të detyruara të kryejnë analizën laboratorike në laboratorët e strukturës rajonale të shëndetësisë për nivelin e jodit në çastin e futjes së kripës në pikën doganore.

Por të gjitha këto detyrime të përcaktuara tashmë me ligj për importuesit, nënkuptojnë pagesa ekstra për ta, çka do të thotë rritje kostoje, ndaj kjo do të reflektohet menjëherë edhe tek çmimi fundor i kripës.

Vendimi

  • Tarifa për marrjen e mostrave për përcaktimin e nivelit të jodit në kripën ushqimore të jodizuar është 8,500 lekë.
  • Tarifa për kryerjen e analizave laboratorike për përcaktimin e nivelit të jodit në kripën ushqimore të jodizuar është 4,000 lekë.
  • Tarifa, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përfshin koston e transportit dhe koston e analizimit të mostrës së kripës ushqimore të jodizuar në laboratorët e brendshëm të saj, kur marrja e mostrës së kripës ushqimore të jodizuar, sipas procedurës realizohet nga struktura rajonale e shëndetësisë në pikën e prodhimit apo në pikat doganore (degët doganore kufitare).
  • Tarifa, në rast kërkese për përsëritje të analizës laboratorike nga subjektet prodhuese ose importuese, është e njëjtë me vlerën e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *