Çdo ditë e më shumë bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore ç’ka duket se po e çon drejt kolapsit ekonominë.
Të ndodhur në këto kushte, dhe pse me kosto më të lartë, biznesi shqiptar po merr punëtorë të huaj, kryesisht nga vend të tilla si Bangladeshi e India.
“Unë jam nga Bangladeshi. Kemi zgjedhur të punojmë në Shqipëri sepse kjo punë është e rëndësishme për ne, që të ndihmojmë familjet tona. Ne kemi nevojë për këto para. Në këtë fabrikë jemi 13 persona nga Bangladeshi. Jemi të kënaqur nga paga edhe pse ne jemi fillestarë,mbi të gjitha njerëzit janë shumë miqësore me ne”.
Nevoja për punëtorë nuk po i lejon bizneset shqiptare që të zgjerojnë kapacitetet e tyre. Pavarësisht se pagat janë përmirësuar sërish shqiptarët preferojnë të punojnë jashtë vendit. Marrja e punëtorëve nga jashtë është parë si zgjidhje provizore nga shumë subjekte, sidomos ato të prodhimit dhe të industrisë. Në zonën e ish kombinatit Metalurgjik në Elbasan shumica e bizneseve tashmë po i drejtohet tregut ndërkombëtar të punëtorëve./topchannel