Shqiptarëve i’u shkon ‘thika në kockë’ me shtrenjtimin e ushqimeve, kujtohet të reagojë PD

Që prej nisjes së verës, nisi edhe rritja e çmimeve të produkteve bazë. Përveç ushqimeve, u rrit gjithashtu çmimi i naftës duke sjellë një rritje zinxhir të çmimeve në vendin tonë.

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me rritjen e çmimit të bukës dhe ushqimeve të tjera të shportës.

Deputetja e zgjedhur Greta Bardeli shprehet se tendenca drejt varfërisë së familjeve në vend po merr vrull dramatik dhe se çmimet po bëhen përditë e më të papërballueshme për familjet e thjeshta shqiptare.

Ajo ka akuzuar qeverinë se po ndan paratë e buxhetit të shtetit me oligarkët dhe grupet e kriminalizuara.

Më tej ajo shton se Partia Demokratike ka një vizion të qartë dhe një program të detajuar për të rritur mirëqënien dhe për të luftuar korrupsionin që gërryen çdo ditë sigurinë ekonomike të familjeve ne nivel kombëtar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *