Një kilogramë kokainë është sekuestruar mbrëmjen e sotme në Itali, në portin e Brindisit. Droga u zbulua dje në mëngjes, në Costa Morena në Brindisi.
Mediat italiane raportojnë se droga u kap në një kamion që drejtohej nga një shtetas shqiptar.
Shqiptari është vënë në pranga dhe është shoqëruar për në komisariat ku dhe pritet të merret në pyetje. Ende nuk bëhet me dije identiteti i tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Guardia di Finanza, u desh që të ndërhynin punonjësit e shërbimit të zjarrfikëses, pasi prenë rimorkion, ku zbuluan dhe drogën e fshehur.
Aktualisht hetimet nga ana e policisë italiane po vijojnë.
/Priza.al/