Një shtetas shqiptar ushtronte profesionin e dentistit në mënyrë të paligjshme në Itali, deri në momentin që u denoncua nga një prej klientëve. Policia italiane ka nisur procedimin penal për dentistin e vetëshpallur, asisten e tij dhe përkthyesin. Ata akuzohen për ushtrim abuziv të profesionit të stomatologut.
Shqiptari që hiqej si dentist, nuk kishte një diplomë apo specializimin për të ushtruar zanatin e tij.
Klientët italianë duhet të kishin bërë një vizitë fillestare stomatologjike në Brindizi dhe më pas vazhdonin trajtimin në Shqipëri.Përveç procedimit të tre shqiptarëve, policia sekuestroi edhe klinikën dentare që përdorej për vizita.