Shqiptari i dënuar për vrasje kërkon azil në Britani , deputetët konservatorë kundër

Një shqiptar, me të shkuar kriminale ka përfituar azil politik, në Britaninë e Madhe me pretendimin se i rrezikohet jeta. Gjykatësi i çështjes kërkoi nga media britanike “The Sun” që të mos identifikonte shqiptarin, që cilësohet si ‘gangster’ dhe fajtor për krime të tmerrshme, përfshirë vrasje.

Ai kishte mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone, pasi kishte kryer dënim për vrasje dhe vepra shumë të rënda në Shqipëri.

Sipas mediave britanike, gjykatësi vendosi se identiteti i tij duhet të mbahej i fshehtë “për hir të sigurisë së tij”, pasi ai pretendoi se ishte në rrezik nga mafiozët rivalë.

Deputeti konservator David Morris tha: “Është një vendim që tregon përbuzje për qytetarët britanikë. Pse të mbrohet ‘siguria’ e një krimineli karriere që është dënuar për vrasje, i cili nuk ka të drejtë të jetë këtu?”

Deputeti tjetër i konservatorëve, Philip Davies tha: “Publikimi i identitetit dhe krimeve të tij është qartësisht në interesin publik.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *