Greqi/ Të arrestuarit e 4 ditëve më parë në Mykonos, kanë mohuar akuzat se merreshin me trafikim të lëndëve narkotike. Në pranga ra edhe “shqiptari i rrezikshëm”, Gjergji Kapaj.
Sipas mediave vendase, të akuzuarit kanë deklaruar para gjykatës se droga e sekuestruar nga ana e policisë nuk kishte qëllim të shitej por ishte për përdorim vetjak.
Avokati i dy prej të arrestuarve ka besim se drejtësia do të veprojë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.
Të akuzuarit u arrestuan gjatë një operacioni policor në Mykonos dhe Atikë. Gjatë hetimeve policore, ndër të tjera, u konfiskuan 76 gram kokainë, 50 gram kanabis, peshore elektronike, një pistoletë me 15 gëzhoja dhe një shumë parash prej 6,865 euro.
/Priza.al/