Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë, pasi ishte në kërkim për drogë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari është dënuar me 3 vite burg, pasi ishte kapur nga autoritetet franceze me rreth 7 kilogramë kokainë.
Ai është kapur në autostradën A31 në Gevrey-Chambertin, ku në automjetin e tij iu gjet 7 kilogramë nga lënda narkotike.