Shqiptari me gruan zgjedhin mënyrën më të shpejtë për tu pasuruar në Itali, arrestohet çifti për tregti kokaine

Trafiku i drogës është mënyra më e shpejtë që shumë persona zgjedhin për tu pasuruar. Pikërisht kjo është arsyeja përse një shqiptar dhe gruaja e tij janë arrestuar në Itali ditën e sotme.

Siç raportojnë mediat italiane në pranga ka rënë dy bashkëshortët,  H. L, 46 vjeç, shtetas shqiptar dhe  C.G, 43-vjeçe, italiane, të dy me precedentë penalë, të hetuar edhe më parë po për trafik të lëndëve narkotike.

Si ranë në prangat e policisë çifti?

Duke ecur nëpër rrugët e qendrës së Cantù, policia ka vënë re një burrë në një lokal i cili po kryente veprime të dyshimta. Siç dukej kishte ndërmend të shkëmbente diçka me një klient tjetër në këmbim të parave. Jo shumë larg lokalit iu nënshtrua kontrollit, ku iu gjet një mbështjellëse që përmbante një sasi të vogël kokaine. Në atë moment, oficerët e tjerë gjithashtu bllokuan burrin që u pa duke marrë paratë. Ai kishte tre topa kokainë dhe shuma parash me vete.

Pas arrestimit të shqiptarit policia ka shkuar të bëjë një kontroll në shtëpinë e tij. Gruaja e tij sapo ka parë policinë tentoi të hidhte çantën e saj nga ballkoni. Në çantë efektivët gjetën 254 gram kokainë, e ndarë në dy pako, një peshore dhe rreth 42 mijë euro, në prerje të ndryshme dhe të ndara në fasha, si dhe 180 franga zvicerane. Të dy burrë e gruan janë arrestuar dhe për to vijojnë hetimet. Ndërkohë blerësi i kapur në lokal me shqiptarin po hetohet në gjendje të lirë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *