Një i ri nga Kosova i cili ka zhvatur për tre vite kompaninë në të cilën punonte, i kishte blerë një makinë luksoze të atit e po kështu po i ndërtonte një shtëpi. Të dy ndodhen në një burg në Francë, ndërsa kanë pranuar faktet.
Mbi ta rëndon akuza për “mashtrim” dhe “pastrim parash”. Siç raportojnë mediat vendase, djali 22 vjeç, i cili jetonte në Strasbourg të Francës, akuzohet se ka vjedhur 80 mijë euro nga kompania ku punonte.
22-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, fillimisht kishte nisur punën si praktikant, para se të punësohej me kontratë. Mësohet se vjedhjen e ka bërë përmes arkës së parave, duke bërë më pas rimbursime false. Për tre vite me radhë, i riu ka vjedhur mbi 80.000 euro pa dijeninë e shefit të tij. Fillimisht ai i kishte blerë të atit një makinë 16.000 euro dhe me pjesën tjetër kishin nisur edhe ndërtimin e një shtëpie në Kosovë.