Shqiptarët na kanë bërë gjithmonë krenarë nëpër botë dhe janë siguruar që talentin e tyre ta shohin të gjithë. Sigurisht edhe vlerësimet për ta kanë qenë të mëdha. Sot ju tregojmë rastin e të riut Leonardo Kryeziu, djalit shqiptar që la pa fjalë jurinë e “The Voice of Germany”. Madje, njëri prej anëtarëve të jurisë u ngjit në skenë për të kënduar së bashku me Leonardon.
Sot, Leonardo realizoi një intervistë në një lidhje me ‘Skype’ për emisionin “Abc e Mëngjesit”. I riu tregoi emocionet e mëdha që përjetoi në momentin që e cilëson më të bukurin që i ka ndodhur. “Mendova që nuk do ktheheshin. Edhe në hotel natën kam fjetur nja 2 orë, ka pasur shumë zhurmë dhe doli mirë audicioni. Ndonjëherë në jetë duhet me prit. Ndonjëherë ‘coach’ në ‘The Voice’ nuk i dihet kur e shtypin, e mbajnë edhe suspancë. Kam pritur deri në fund dhe vazhdova e doli mirë”,- tha Leonardo.
Më tej, ai shtoi se ka dëshirë të prezantojë Kosovën në “Eurovizion”. “Kam dëshirë të përfaqësoj Kosovën në “Eurovizion”. Unë nuk e di si funksionon konkurimi. Unë këndoj në anglisht, por jam fleksibël sepse këngët i shkruaj vetë. Unë shkruaj edhe në gjermanisht, edhe në shqip, por në anglisht më vijnë më lehtë”,- theksoi Kryeziu.