Shqiptari që mashtroi miss Universin, pas kontratës së modelimit fshihej abuzimi seksual dhe drogimi/ Ja skema e përdorur ndaj bukuroshes hungareze

Bukuroshja holandeze, Viktoria Jazmin ka kaluar çastet më tmerruese të jetës së saj gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut. Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë për bandën kriminale në Ballkan që joshi fituesen e Miss Universe Hungaria 2021, Jazmin Viktória.

Pas ofertës për një kontrate modelimi, bukuroshja udhëtoi drejt Maqedonisë së Veriut rreth një muaj më parë.

“Sipas autoriteteve, jeta ime ishte në rrezik, ata mendojnë se donin të më shisnin te trafikantët e qenieve njerëzore apo organeve”, zbuloi Jázmin në një intervistë për Blikk.

Pasi bukuroshja hungareze foli hapur, media kontaktoi me kolegen e saj franceze, me origjinë kroate, e cila po ashtu po priste në Maqedoninë e Veriut për të realizuar fotosesionin e veshjeve.

Jazmin Viktoria

“Kam qenë në kontakt me Jazmin në telefon gjatë gjithë kohës, kështu që kam ditur për gjërat e çuditshme që kanë ndodhur. Së bashku, menduam se si mund të arratisej nga hoteli”, tha Valeria Pavelin për Blikk.

Mësohet se kjo e fundit ka njoftuar policinë franceze dhe Interpolin, pasi nuk mori informacione për Jázmin për orë të tëra, kur kjo modelja hungareze u arratis nga hoteli dhe u fsheh për një ditë derisa i ati mbërriti në Maqedoninë e Veriut për ta marrë.

Valeria Pavelin

“Burri më kërcënoi kur mori vesh se kisha lajmëruar policinë, Interpolin dhe prindërit e Jazmin”, tha  Valeria Pavelin, e cila shton se punëdhënësi është trafikant dhe, sipas saj, “s’është maqedonas, por shqiptar”.

“Ai organizon sesione fotografish pranë Shqipërisë, sepse është shumë më e lehtë t’i dërgosh vajzat nga atje, ose nëse ka ndonjë problem, mund të shpëtojë më lehtë vetë”, rrëfen  modelja franceze.

Valeria Pavelin

Dyshohet se banda ka disa vite që ushtron këtë aktivitet, duke droguar dhe përdhunuar vajzat. I akuzuari dyshohet se i prezantohej vajzave me emrin Tom Tomski, pre e të cilit ra edhe një vajzë tjetër hungareze vitin e kaluar.

Por, duke qenë se ai e ka kërcënuar atë, madje edhe familjen e saj duke i hyrë brenda në banesë, ajo ka refuzuar të identifikohet por ka treguar historinë e saj për Bliik.

“Na ftoi në Beograd për hapjen e një hoteli. Ai kishte një agjenci në Dubai, di të formulojë një kontratë dhe të negociojë në mënyrë të tillë që ne të mos mendojmë se diçka nuk shkon. Ishin disa vajza nga vende të ndryshme, por unë mbërrita e para. Më ftoi menjëherë për darkë, por pas gotës së parë fillova të dehem. Ai më ktheu në hotel dhe më pas filloi të më afrohej, por unë e refuzova. Pastaj ai u tregua i vrazhdë, më shtyu në shtrat, donte të më përdhunonte. Vrapova në banjë me fuqitë e fundit që më kishin mbetur dhe më pas mbylla derën. Doja të largohesha të nesërmen, por më kërcënoi. E dinte adresën e familjarëve të mi. Më tha se nëse nuk rrija, do t’i vriste. Ai na tha se quhej Nikolaj, por të gjithë e quanin Tom”, tha ajo.

Jazmin Viktoria

Modelja rrëfeu se ai i trajtonte njësoj të gjitha vajzat.

“Më në fund pas dy ditësh arritëm të arratiseshim nga hoteli. Pak ditë më vonë mbërriti në shtëpi dhe zbuloi se i kishin thyer derën e banesës dhe dikush i kishte lënë një shënim ku shkruhej ‘Mos kërko’,” përfundoi rrëfimin vajza, e cila për një vit e gjysmë vuajti nga ankthi për shkak të asaj që i ndodhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *