Shqiptari sulmon seksualisht një vajzë 17 vjeçare në Greqi

Duket se nuk kanë të ndalur ngjarjet e rënda në Glyka Nera, një zonë periferike e Athinës. Një vajzë 17 vjeçare ka denoncuar në polici rastin e një sulmi seksual. Adoleshentja e cila kaloi momente terrori, i ka treguar me detaje efektivëve dinamikën e ngjarjes. Teksa po shkonte drejt banesës së saj, të shtunën në mbrëmje, një i ri e ndiqte edhe pse ajo përpiqej të largohej. Disa metra larg shtëpisë, ai iu afrua, e mobilizoi duke e përqafuar me forcë dhe nisi ta prekte në pjesët intime. Mësohet se djali në fjalë është një shqiptar 19 vjeç.

Më pas, ajo ka treguar se ndërkohë që shqiptari  ka tentuar t’i zbërthente pantallonat, ajo ka luftuar edhe pse shumë e tronditur, duke arritur kështu të shpëtojë dhe të vrapojë me shpejtësi drejt shtëpisë. I riu, i cili kishte guximin t’i kërkonte viktimës së tij të mos thoshte asgjë, më pas u largua. Të Dielën (06.06.2021) e mitura shkoi në polici dhe denoncoi sulmin. Të njëjtën natë, policia arrestoi 19-vjeçarin.

Autoritetet kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të riun shqiptar, i cili tanimë, pritet të marrë masën e sigurisë nga një gjykatë e vendit.

/Burimi skai.gr: përshtati në shqip Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *