Shqiptari tregon tmerrin nga qelia: Kam frikë për jetën, policët i kanë ushtruar presion gruas

Vetëm 2 ditë burg ishte ndëshkimi i autoriteteve greke për 4 efektivët grekë që torturuan në një mënyrë barbare shqiptarin Saimir Zefi, të cilin e lanë edhe pa ujë. Sot, ai në gjendje më të mirë shëndetësore, ka folur për një emision televiziv dhe ka treguar se nuk do të tërhiqet nga e drejta e tij, por shtoi se ka frikë për jetën pasi policët grekë e dhunojnë prej muajsh.

PJESË NGA BISEDA:

Saimir Zefi: Përshëndetje!
Gazetari: Si je me shëndet?
Saimir Zefi: Jam pak më mirë kohët e fundit
Gazetari: Jemi tronditur të gjithë kur mësuam nga mediat greke që je dhunuar në mënyrë barbare, thjesht pse ke kërkuar të drejtën për t’u paraqitur në gjykatë
Saimir Zefi: Po, ashtu është e vërteta. Kishim një gjyq më datë 02.03.2023. Burgu i Koridhalo më çoi në Kavallë për gjyqin edhe nga burgu u bë transferta normale, kurse në Kavallë më çuan në datë 3, një ditë pas gjyqit…
Gazetari: Saimir shikoj që ke probleme të pjesa e qafës, kaq shumë të paskan dhunuar?!
Saimir Zefi: Kam me qafën shumë problem, por kam dhe dorën dhe këmbën akoma, se jam keq, se i kam pasur prangat shumë të shtrënguar
Gazetari: Si nisi dhuna nga këta policët grekë të cilët të dhunuan edhe para nënës dhe babait?
Saimir Zefi: Ky gjest nisi vjet në nëntor, se u zura me një polic në Kavallë, nisi si punë hakmarrje nga njeri-tjetri. Sivjet vazhdoi historia sërish, kur shkova në Kavallë. U bë çfarë u bë, kaloi. Kam javën tjetër gjyq atje në Kavallë dhe kam frikë shumë aty për jetën, për punën e familjes, kam nusen greke. Vëllai i atij policit i ka bërë presion nuses sime dhe gjërat janë shumë keq. Po mos të ishte drejtoresha e burgut do isha i vdekur sot.

Lajmi për Saimir Zefin, shqiptarin nga Puka bëri bujë në mediat shqiptare dhe ato greke. Zefi thotë se pasi u dënua në mungesë nga gjykata në Korydallos për grabitje, ky i fundit kishte kërkuar që të ishte i pranishëm gjatë seancës por si pasojë u dhënua barbarisht në furgon dhe më pas u la në burg me një helmetë në kokë që të mos i dalloheshin shenjat e dhunës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *