Shqiptari uvra me gjashtë plumba, vjehrri është i dyshuari kryesor

28-vjeçari shqiptar Ilir S. u vra pak ditë mw parë në Belgjikë dhe vjehrri i tij është i dyshuari kryesor.

Mediat belge shkruajnë se Stephane V., 55 vjeç është vënë në pranga herët në mëngjes pas vrasjes. Ai mohon të ketë qëlluar mbi babanë e nipit të tij, por hetuesit mendojnë ndryshe. “Mes nesh nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë unë”, ka deklaruar ai.

Burri është sjellë para gjykatës hetuese pasditen e sotme dhe është arrestuar. “Tani duam një analizë të gjurmëve të barutit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha avokati i tij Bram Elyn.

28-vjeçari Ilir S. i cili u vra me të paktën gjashtë plumba.

Siç raportojnë mediat belge, viktima ishte duke qëndruar pranë motoçikletës së tij kur u qëllua disa herë me armë. Ndonëse atij iu dha ndihma mjekësore, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Shqiptari la pas gruan dhe një fëmijë. Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja arme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *