Shqiptari vret kunatin me armë gjahu, në Volos!

Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga kunati i tij, pasi ka zbuluar se i kishte përdhunuar prej 9 vitesh të bijën.

50-vjeçari shqiptar mësohet se ka qëlluar vëllain e gruar me një armë gjahu dhe më pas është vetëdorëzuar në policinë në Volos.

Shqiptari ka rrëfyer në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare i tregoi se daja e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare.

Ndërsa së fundmi, sipas rrëfimit të vajzës, daja e ka shantazhuar se do t’i publikonte video dhe foto intime të akteve të tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *