Tre hetime kanë nisur pas vdekjes së një të arrestuari 37-vjeçar shqiptar nga emigracioni, tha Home Office. Burri, i cili vdiq të premten, kishte tentuar të vriste veten pak më shumë se një javë më parë në qendrën e emigracionit Brook House pranë aeroportit Gatwick dhe më pas u dërgua në spitalin East Surrey, ku u trajtua në njësinë e kujdesit intensiv. Të shtunën në mëngjes, Zyra e Brendshme konfirmoi vdekjen e burrit. Policia, mjeku ligjor dhe avokati i popullit të burgjeve kanë nisur hetimet.
Një protestë u organizua në Brook House, objekt i një hetimi publik dhe me plot kritika kohët e fundit, nga të burgosur kryesisht shqiptarë, pas përpjekjes së burrit për të vrarë veten dhe tentativës për vetëvrasje të një shqiptari të dytë. Burri i dytë u deportua menjëherë pas tentativës së tij për vetëvrasje, por u kthye menjëherë në MB pas një sfide ligjore nga avokati i tij, i cili aplikoi për anulimin e urdhrit për dëbimin e tij. Home Office e ktheu atë në Brook House pasi ra dakord të shtynte largimin e tij. Raporti i një psikologu që u verifikua dhe nga Guardian i kërkoi Home Office të kryente një vlerësim të plotë klinik përpara se të vazhdonte me dëbimin e burrit.
“Dështimi për ta bërë këtë mund të rezultojë në dëm të pariparueshëm për mirëqenien e tij psikologjike dhe fizike,” thuhej në raport.
Një i burgosur shqiptar i përfshirë në protestë tha se dy burrat që kishin tentuar të vrisnin veten kishin frikë për sigurinë e tyre për shkak të planeve të afërta për t’i kthyer në Shqipëri.
“Njëri prej tyre më tha se mendonte se do të ishte më mirë të vdiste në MB sesa të kthehej në Shqipëri. Trajtimi ynë në paraburgim nuk është i mirë. Ne nuk jemi kafshë; ne jemi njerëz”, tha ai.