Shqiptarja në Itali vritet me thikë nga burri i saj (Emrat + Foto )

Një 56-vjeçare shqiptare është vrarë me thikë nga burri i saj në Itali. Mediat italiane raportojnë se Zenepe Uruci ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj, Xhafer Uruci. 62-vjeçari e ka goditur atë disa herë me thikë, në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo.

I pari që mbërriti në vendin e masakrës ishte djali i çiftit. “Babi po më lëndon”, mësohet t’i ketë thënë e ndjera të birit me anë të telefonit. Pas mesazhit zanor të nënës, djali ka tentuar të kontaktojë me motrën e tij, duke duke kërkuar më pas ndërhyrjen e policisë.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së djeshme. Gruaja punonte në një dyqan peshku në qytet. Ndërkohë, Xhaferi pas arrestimit u dërgua në komisariatin e Ternit, para se të transferohej në burg.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *