Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një sanitare shqiptare, mbi të 50-at, është përdhunuar për orë të tëra.
Ajo ka treguar se ishte duke pastruar një pallat në Petralona, zonë qendrore të Athinës, kur një shtetas bullgar, e ka tërhequr me dhunë në apartamentin e tij dhe e ka përdhunuar, nga ora 8:00 e mëngjesit të së shtunës, deri në orën 17:00, kur ajo ka arritur të dalë në ballkon e të thërrasë për ndihmë.
Banorë dhe kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas raportimeve, autori është arrestuar prej efektivëve disa orë më vonë.
Në lidhje me rastin, mbrëmjen e djeshme, rrugët e kryeqytetit grek janë mbushur nga aktivistë për mbrojtjen e grave, të cilët protestuan në lidhje me përdhunimin e 50-vjeçares shqiptare.
/Marrë nga: Efsyn.gr/ Përshtati: Priza.al/