Sauthempton është i bindur plotësisht për aftësitë e Armando Brojës. Shenjtorët tashmë janë gati për të paraqitur një ofertë rekord në tryezën e Chelsea, i cili zotëron kartonin e sulmuesit shqiptar. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike.
Sauthempton ka përpiluar një shifër prej 30 milionë euro për të transferuar përfundimisht Brojën te skuadra e tyre. Broja ka treguar një formë mbresëlënëse te ekipi jugor, duke shënuar shtatë gola në 21 paraqitjet e deritanishme këtë sezon. 20-vjeçari po përjeton huazimin e dytë nga Chelsea, pasi më parë veshi fanellën e Vitese në Holandë.
Pavarësisht emigrimit nga njëra skuadër në tjetrën, Chelsea është dëshiron të mos e shesë futbollistin, me trajnerin Tomas Tuhel, i cili e vlerëson Brojën duke e konsideruar si lojtar të tyre. Hapësirat te “Blutë e Londrës” nuk janë të shumta, gjithsesi, Broja e ka ëndërr rikthimin te Chelsea dhe aktivizimin me dy herë fituesit e UEFA Champions League.
/Priza.al/