Personat me aftësi të kufizuara bashkë me të afërmit e tyre protestuan paraditen e së hënës para bashkisë së Durrësit për të denoncuar për mungesën e mbështetjes financiare për njerzit me aftësi ndryshe.
Personat me aftësi të kufizuara po përballen me një situatë të rënduar ekonomiko-sociale veçanërisht gjatë këtij viti, kur kriza ekonomike i ka prekur të gjithë, por më së shumti problemet i kanë ndjerë shtresat në nevojë. Të organizuar në shoqatën ”Shpresë për të verbrit”, një grup personash me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre protestuan paraditen e së hënës para bashkisë së Durrësit për të denoncuar mungesën e mbështetjes financiare nga kjo bashki në këtë kohë të vështirë.