Shtatzënë për herë të dytë? Einxhel Shkira nxit dyshime

Einxhel dhe Dagz nisën një histori të bukur dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe e kurorëzuan atë jashtë me bekimin më të bukur një fëmijë.

Megjithëse asokohe Einxhel tentoi ta mbante të fshehtë, ndjekësit mbajnë mend detaje nga shtatzënia, që duket se po përsëriten sërish.

Kur Trev ishte ende në barkun e mamit, Einxhel shkroi krahas një fotoje selfie në rrjete sociale “Hedhoww”.

Të njëjtën gjë e ka përsëritur tani, ndërsa fansat shkruajnë: “Herën e fundit që the Hedhoww ishte shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj radhe.”

Einxhel ka habitur me përgjigjen, teksa shkruan: “Lol sa mirë më njihni”.

Të jetë vallë shtatzënë për herë të dytë?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *