Disa ditë më parë qarkulloi me shpejtësi lajmi se moderatorja Argjira Spanca dhe balerini Graciano Tagani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Megjithatë, duket se e gjitha nisi nga një shaka, pasi ditën e djeshme gjatë pjesës së parë të “E diell” moderatorja mohoi të ishte në pritje të ëmbël. “Nuk jam shtatzënë, është ende herët, ka kohë!”- u shpreh Argjira duke vënë kështu pikat mbi ‘i’.
Si nisën dyshimet se moderatorja është shtazënë?
Ishte një video e publikuar nga ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bruno Shemsho, ajo që i bëri lëmsh të gjithë. Ai publikoi një video në ‘Instastory’ ku shfaqej së bashku me moderatoren. Gjatë videos ai shprehej: “Jemi këtu me Argjirën e cila është shtatzënë, pret një beb”, ndërsa në mbishkrimin e postimit Bruno shkruante: “Unë ftesën për baby shower-in e mora. Meqë ra fjala, një nga çiftet më pozitiv në tv.” Por gjithçka u sqarua tanimë nga vetë moderatorja e cila nuk la vend për dyshim.
Rikujtojmë se dyshja u shprehën publikisht muaj më parë se dëshira e tyre më e madhe tashmë është të bëhen prindër për herë të parë.
Çifti u shpreh se bashkë me disa plane dhe projekte të tyre, e kanë menduar dhe presin ardhjen e fëmijës. “Ajo gjë na pret është e ditur. Ne kemi filluar planet që do të ndërrojmë shtëpi, do bëjmë disa gjëra tonat dhe bashkë me këto plane vjen dhe fëmija”, tregoi moderatorja.