Policia Britanike ka goditur një bandë të krimit të organizuar, mes të cilëve kishte dhe shqiptarë. Në pranga kanë rënë 6 persona që akuzohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.Sipas mediave britanike, Policia ka rënë në gjurmë të tyre falë mbetjeve me kanabisit që ishin hedhur në rrugë nga një prej makinë që përdorej nga banda. Fillimisht u gjet një mjet brenda të cilit policia sekuestroi kanabis me vlerë 300,000 paund. Kjo më pas i çoi në zbulimin e shtëpisë së barit.
BBC ka mundur të zbulojë identitetet e shqiptarëve, që nisin nga mosha 23-vjeç e deri në 50 vjeç.
Të arrestuarit janë:
Visar Sellaj, 33 vjeç, i cilësuar si kreu i bandës, i dënuar me gjashtë vite e nëntë muaj.
Kujtim Brahaj 50 vjeç, i dënuar me tre vite e dy muaj.
Indrit Brahaj 36 vjeç, është dënuar me katër vite e katër muaj
Bledar Elezaj 36 vjeç, është dënuar me tre vite
Erblin Elezaj 33 vjeç i dënuar me pesë vite e dy muaj
Andi Kokaj 23 vjeç i dënuar me tre vite.
Policia ka arritur të identifikojë se pronare e ndërtesës ku ushtronin aktivitetin 6 shqiptarët, është një 73-vjeçare e quajtur Yoko Banks. Edhe ajo është prangosur gjithashtu.
Shqiptarët e arrestuar e kanë pranuar autorsinë e krimit dhe tanimë pritet të vuajnë dënimin në burgjet e Anglisë, shkruan BBC. Gjatë operacionit në shtëpitë e barit në tre ndërtesa të ndryshme në Harrogate të North Yorkshire policia gjeti kanabis me vlerë 240,000 paund.
/Priza.al/