Shtëpi bari në Vaun e Dejës, arrestohet elektricisti i OSHEE-së

Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar për shtëpi bari ne Vaun e Dejes. Në një njoftim zyrtar policia ka sqaruar se janë gjetur brenda ambientit  578 fidanë të dyshuar si cannabis sativa në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike që shërbenin për realizmin e kësaj veprimtarie kriminale.

Ndërsa në pranga është vënë elektricisti i zonës dhe procedohen penalisht tre pjesëtarë të grupit të punës së OSHEE-së që mbulojnë  zonën. Sakaq vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *