Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritete belge, pasi akuzohen për kultivim kanabisi.
Policët belgë zbuluan se shqiptarët vetëm 100 metra larg komisariatit kishin ndërtuar “shtëpinë e barit” ku kultivonin të qetë kanabisin.
Gjatë hetimit u zbuluan lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në Roeselare. Në momentin e arrestimit dy shqiptarët nuk kanë pranuar lidhjen e tyre me banesën.
Sakaq nga hetimet është zbuluar edhe lidhja e paligjshme e energjisë elektrike, një praktikë shumë e përdorur nga kultivuesit e kanabisit.