Stafi i Shtëpisë së Bardhë në SHBA është në ankth për shkak të rënies së koronavirusit. Sekretarja e shtypit atje, Jen Psaki, ka rezultuar pozitive me COVID-19, edhe pse pretendohet se ajo ka qenë e vaksinuar si gjithë pjesa tjetër e stafit.
Në një deklaratë të dhënë të dielën, Psaki tha se, kontakti i saj i fundit kishte qenë me Presidentin amerikan Joe Biden, kur ata ishin më shumë se 6 metra larg njëri-tjetrit dhe mbanin maska.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden, i cili testohet shpesh, rezultoi negativ për herë të fundit të shtunën.
Psaki, nuk e shoqëroi Biden në udhëtimin e tij jashtë vendit në Itali, këtë fundjavë, për samitin e “Grupit 20” dhe sot në Glasgow, për një samit të Kombeve të Bashkuara për klimën.
Psaki tha se, ajo kishte planifikuar të udhëtonte me presidentin, por e anuloi udhëtimin pikërisht kur ai do të nisej për në Evropë pasi mësoi se anëtarët e familjes së saj kishin rezultuar pozitivë për COVID-19.
“Që atëherë, unë kam karantinuar dhe kam rezultuar negativ për COVID të mërkurën, të enjten, të premten dhe të shtunën”,- tha Psaki në deklaratë. “Megjithatë, sot rezultova pozitiv për COVID”.
/Priza.al/