‘Shtëpia e barit’ në Shijak/ Jepet masa e sigurisë për të arrestuarin

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Krasniqin, të arrestuarin  pasi u kap me ‘shtëpi bari’ në Shijak të Durrësit. Krasniqi ka mohuar se armët dhe kanabisin e kultivonte për llogari të grupeve kriminale.

Fadil Krasniqi, 46-vjeç është lënë në burg pasi u  kap me arsenal armësh dhe shtëpi bari në Shijak. Ai është shprehur para hetuesve se paratë që do përftonte nga laboratori i drogës për të përftuar para më shpejt për një operacion.

Avokati i tij Aleksandër Ndrejaj u shpreh: “Klienti im është invalid, prandaj kishte ndërtuar këtë “laborator”, për të nxjerrë shpenzimet për një operim qe duhet të kryente. Ndërhyrja kirurgjikale kushton më tepër.  Në lidhje me armët kanë mbetur që nga 97’ dhe nga kontrolli ato arme janë të pluhurosura dhe kjo është konfirmuar.”

Në kërkim është shpallur, Selman Krasniqi, vëllai i tjetër, i cili sipas sistemit TIMS ndodhet në Itali.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *