Në shtëpi ka vetëm një mision, të gjendet dy ‘Ninxhat’ e natës. Dy prej banorëve janë zgjuar në orët e vona të natës dhe kanë shkatërruar thuajse gjithçka. Banorët duhet të gjejnë se cilët janë dyshja e përzgjedhur nga ‘Vëllai i Madh’.
Në disa momente ata u shfaqen të sigurt për dyshimet e tyre dhe si zgjedhje për ta vërtetuar këtë janë treguar të gatshëm të vendosin edhe baste me njëri-tjetrin.
Shtëpia është kthyer në një arenë bastesh, teksa Donaldi dhe Monika kanë vendosur bast me Einxhel.
Donaldi i përcaktoi Einxhel se nëse ajo do të ishte ‘Ninxha’ do të ishte në dispozicion të tij për 24 orë. Në shtëpi e vetmja temë diskutimi është ky mision, i cili do të përcaktojë edhe buxhetin e tyre javorë.
/Priza.al/