Shtëpia monument e Pashko Vasës rrezikon shembjen, familjarja: Kërkon investim emergjent, mos të lihet në harresë

Shtëpia monument e Pashko Vasës në Shkodër rrezikon të shembet.

Një prej familjareve, shprehet se gjendja e shtëpisë është alarmante.

Sakaq, ajo shprehet se janë kryer ankesa dhe janë dërguar letra ministrisë së Kulturës, por pavarësisht kësaj organet janë treguar indiferente.

“Disa herë është bërë lajm, ankesa, letra ministrisë e kryeministrit për nevojë emergjente po se pse është ky indiferentizëm dhe në Shkodër e më gjerë nuk e di. Me datë 19 një pjesë ishte rrëzuar, kjo ka ardhur nga punimet jo cilësore që janë bërë ndër vite.

Në 2018 filloi të rridhte çatia, te dhoma më e bukur ra suvaja. Duhet ndërhyrë që të rregullohet që mos të ngelë vetëm tabela te porta jashtë. Nuk mbrohet nga shteti e kam shkruar në hyrje për të sensibilizuar për këtë ngjarje alarmante.

Do investim të madh, jo me rrogat e pensionet që kemi ne sot. Më vjen keq që lihen në harresë, monumente të tilla. Kam takuar dhe ministren e Kulturës, shpresoj që t’i çojmë peshë. Historinë e Pashko Vasës e di çdo kush, është ideatori i alfabetit shqip me vëllezërit Frashëri. O moj Shqipëri e mjera Shqipëri”, shprehet ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *