Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Valias ku u dorëzuan çelësat e banesave të rindërtuara pas tërmetit, u shpreh se këtë qeveria nuk po e bën për të marrë vota.
“Zgjedhjet mbaruan tani, dhe me sa kujtohem unë, u rrafët prapë”, tha Rama.
Mes butatave të shumta, Rama tha se do ta kthejë zonën e Kamzës në një atraksion për turistët e huaj dhe më pas shton se me PD, banorët e kësaj zonë ndiheshin të huaj në vendin e tyre.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Ky është një program që është ndërtuar për të qenë një program i barabartë për të gjithë, pavarësisht bindjeve, prejardhjes, pavarësisht gjithçkaje. Është një program tamam për të gjithë si njerëz, si qytetar të barabartë. Këtë lloj programi, më vjen keq për demokratët, e bën vetëm PS. Ju jeni hudhra pasi nuk na merr dot njeri më sysh. 21 gropa kemi gjetur në rrugë, 21 kopshte dhe shkolla kemi bërë këtu. Një kopësht që kemi bërë këtu, mori dhe një çmim për kopshtin më të bukur të ndërtuar në Europë.
Avash avash do i bëjmë të gjitha, dhe kjo lagje do jetë model për të gjithë, kjo është një tjetër fjalë e mbajtur, ne vazhdojmë punën pasi ka një tjetër pjesë të banorëve në Durrës dhe Tiranë që presin. Janë ata që presin më gjatë pasi dhe ndërtimet përkatëse hanë më shumë kohë. Janë një sërë godinash shumë të rënduara nga goditja e tërmetit në Durrës që kërkojnë një rikonstruksion më të thellë. Deri kur familja e fundit do të ketë hyrë në shtëpi, ne do vazhdojmë pa ndërprerje punën, me të gjitha vështirësitë. Është shumë e rëndësishme që ky program të mbyllet si histori suksesi. Përveç atyre që humbën jetën, të gjithë që u prekën më keq, të dalin më të fortë se sa përpara se të binte tërmeti.
Gjithë kjo zonë është një vlerë e patundshme, dhe është vlerë më e madhe se sa ajo që humbën. Do vijë ajo ditë që dhe turistët do vijnë këtu në Kamëz. Me PD-në ju dukej vetja si turistë që kishit humbur në këtë qytet. Për ne nuk jeni të ndarë, i shohim të gjithë njësoj, duam që të gjithë të keni siguri dhe përkujdesje. Duam që zhvillimi të vijë për të gjithë. Ne nuk e bëjnë për vota këtë. Zgjedhjet mbaruan tani, dhe me sa kujtohem unë, u rrafët prapë.
Dhe do rrifeni prapë. E dyta ne nuk kemi asnjë problem që ju këtu të bëni fitoren e vogël me atë humbjen e madhe. Të shohim kush do jua shtojë zoti inatin, mua apo juve. (Ndërhyn një qytetar) Janë mësuar që flasin dhe thotë e kam këtu fjalën. Ty të ka vënë Rakipi të lavdërosh Rakipin. Ti s’je i PD-së. Më vjen keq se je në minorancë këtu. Për demokratët është kjo që po them. Siç e dini dhe ju, ne demokratët e Kamzës i kemi shumë merak. Edhe për pjesën tjetër, se mirë këto godinat janë pjesë e programit të rindërtimit, ndërkohë që kjo qeveri e poshtër vijon t’ju paguajë dritat. Diferenca e çmimit që qeveria paguan është më e madhe se vetë çmimi që ju paguani. Kjo nuk bëhet me asnjë dallim. Duam që të gjithë të ndihemi bashkë, qoftë me marrjen e një mbështetje” tha Rama.