Shtëpitë e rindërtuara në Lezhë! Ramën e presin me këngë dhe daulle, e moshuara i puth dorën

Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë dhe daulle në Lezhë, ku dorëzoi çelësat për 16 familje të komunitetit rom dhe egjiptian.
Rama u prit nga të vegjel e të moshuar. Gjithashtu njëri prej banorëve i tha Ramës se e mbajti fjalën për të rindërtuar banesat.
Kryeministri është shprehur se fjalën nuk e jep kot mirëpo ka raste që ndonjëherë nuk arrin që ti mbajë në kohë pasi ka edhe vonesa. Në fund, Rama mori falenderime nga një e moshuar e cila ia puthi dorën.

BISEDA:
Banori: Kryeministër, doli fjala jote që the do t’i ndërtoj dhe do ju jap shtëpi? Falemiderit zoti kryeministër!
Rama: Fjala doli sepse unë kur jap fjalën e mendoj mirë. Nuk e jap kot. Nganjëherë nuk ia dal ta bëj në kohë se ka vonesa ka probleme. Në këtë rast ja ku jemi këtu, janë dhe 9-të të tjera që do bëhen. Me Lezhën ashtu sikurse në gjithë Shqipërinë do vijojmë punën”, tha Rama.
“Ju marrsha të keqen” dëgjohet të thotë gruaja teksa i puth dorën kryeministrit në shenjë falenderimi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *