“Shtëpitë i gëzojnë edhe demokratët, por mos ia hiqni bravat njëri-tjetrit”, Rama batuta dhe premtime në Thumanë

Kryeministri Edi Rama sëbashku me Elvis Naçin sot për ditë Bajrami kanë qenë të pranishëm pasditen e sotme në Thumanë ku kanë dorëzuar çelësat për 150 shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti.

Rama gjatë fjalës së tij nuk mundi t’i kursejë batutat ku në fokus ishin padyshim demokratët.

Fjalën e tij kryeministri e mbylli me premtimin se Thumana së shpejti do të jetë një atraksion turistik.

“Është për të gjithë. Sigurisht demokratëve që nuk janë pak në Thumanë iu uroj të gëzojnë shtëpitë, i kanë falas. Të mos i heqin bravat njëri-tjetrit, por të respektojnë njëri-tjetrit sepse në fund të ditës mbetet njerzillëku, komuniteti dhe mirësia që i drejtohemi njëri-tjetrit. Dua ta mbyll me një fjalë të profetit Muhamed i cili thoshte: Edhe nëse në ditën e kiametit gjendesh me një filiz në dorë, mos ik pa e mbjellë. Iu takon juve që këto kopshte që pritet të mbillen të lulëzojnë. Iu kam thënë që do e bëjmë Thumanën që nuk do e njihni, ja ku është këtu. Askush që nuk e ka parë s’do e njohë dot.

Liqeni aty lart, do të jetë arsyeja që Thumana të kthehet në destinacion turistik. Njësoj siç ndodhi edhe me Belshin. Sot në fundjavë atje nuk ka vend sepse shumë vizitorë shkojnë për fundjavë. Kështu krijohet një ekonomi e vogël lokale. Zoti qoftë me Ju e me ne të gjithë. Shëndet, mirësi, solidaritet dhe rroftë Thumana rrofshin përgjithmonë kujtimet e atyre që nuk e jetuan dot këtë transformim dhe e humbën jetën në atë natë tragjike. Por rrofshin sa malet gjyshet dhe gjyshërit e Thumanës”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *