Shtetet votuan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, delegacioni serb braktis sallën

Komiteti ministror i Këshillit të Europës ka marrë vendimin për t’ja paraqitur asamblesë parlamentare të këtij institucioni kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

Për këtë vendim votuan pro 33 përfaqësues të shteteve, shtatë ishin kundër (Serbia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Rumania, Qipro, Spanja dhe Hungaria), ndërsa pesë abstenuan (Greqia, Sllovakia, Moldavia, Ukraina dhe BeH).

Delegacioni serb u largua nga salla menjëherë pas votimit, me deklaratën se “Serbia do të shqyrtojë modelet e pjesëmarrjes së mëtejshme në organizim”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *