‘Shteti do t’ju dhurojë nga 50 mijë USD…’/ Premtimi i ‘parezistueshëm’ që kryeministri Rama u bëri sot banorëve në Berat. Ja përse…

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Berat për të mbajtur një dëgjesë publike me qytetarë e sipërmarrës, për “Bonusin e Rijetëzimit” dhe grante për fushën e turizmit. Ata janë ndalur në kalanë e Beratit, aty ku kalaja e këtij qyteti është rijetëzuar.

Rama tha se, në rijetëzimin e saj janë ruajtur elementët tradiciaonalë dhe janë shtuar elementë të tjerë me shumë shijen. Kryeministri i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë shtëpitë pranë kalave kryesisht, apo objekteve të tjera kulturore të mos ngurojnë që t’i rijetëzojnë shtëpitë, pasi do kenë një bonus 50 mijë dollarë dhuratë nga shteti që bashkuar edhe me paratë që do hedhë subjekti do përdoren për rregullimin e tyre.

foto galeri

“Në rijetëzimin e kësaj kalaje janë respektuar elementët tradicionalë dhe u shtuan elementë me shumë shije që e kthejnë këtë godinë, deri dje të papërdorur në një tjetër destinacion të bukur në Berat. Shpresoj që pas takimit të kemi mundësinë t’i bëjmë edhe një reklamë në rrjetet tona sociale.

 

Rijetëzimi i i kalave është një nga gjërat më të bukura që mund të bëjë një vend me trashëgimi kulturore të pasur si Shqipëria. Përfitoj nga rasti t’i bëj një thirrje familjarëve që disponojnë shtëpi të tilla pranë kalasë kryesisht, që tani me këtë bonus rijetëzimi për të gjithë ata që do duan të futen në një plan transformimi të shtëpisë deri në 50 mijë dollarë.

Është i njëjti parim që është përdorur për bujqësinë përmes pikave të grumbullimit dhe agropërpunimit. Është një instrument i marrë nga BE, ku shteti jep dhuratë një pjesë të parave bazuar në një angazhim të subjekteve që duhet të prezantojnë një projekt dhe duhet të vendosin edhe ata një shumë parash.

Besojmë shumë që ne kushtet kur e kemi zeruar taksën për biznesin e vogël dhe përgjithësisht këto janë biznese të vogla, kemi zeruar TVSH deri në 100 mijë dollarë xhiro, kjo do t’i japë mundësi pasardhësve për të krijuar të ardhura që në të gjitha rastet janë më të larta se rroga e shtetit”,- tha Rama.

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *