Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci ishte prezent në protestën që u mbajt para kryeministrisë. Në fjalën e tij para protestuesve, ai u shpreh se shteti duhet që të marrë në dorë të gjithë sektorin energjitik dhe ta menaxhojë, duke qenë se jemi në krizë. Ai është shprehur se në vendet e tjera taksat ulen, ndërsa në Shqipëri janë rritur. Gocia ka thënë se me rritjen e taksave për bizneset e mëdha do të rriten dhe çmimet.
“Për energjinë elektrike u tha që për biznesin e vogël dhe familjet nuk do ketë rritje. Për bizneset e mëdha do ketë rritje. Kjo rritje çmimi do kalojë të konsumatori i thjeshtë. Ne kemi firmosur disa koncesione, ku janë firmos kontrata. E gjithë energjia që prodhojmë shkon dhe shitet jashtë Shqipërisë. Çfarë e pengon shtetin që ta marrë në kontroll dhe ta menaxhojë vetë. E dini çfarë ndodhi në Spanjë, shteti mori në dorë spitalet private gjatë kohës së Covid-it dhe tha do ti menaxhoj vetë. Këtu çdo gjë funksionon normalisht, e vetmja gjë që nuk funksionon normalisht është jeta e qytetarëve. E dini sa e ka çuar Maqedonia TVSH-në për energjinë nga 18 në 5 për qind. Pse nuk lëvizin taksat në Shqipëri, sepse ato para që shkojnë për oligarkët nuk duhet të shkojnë për popullin e thjeshtë. Takova shitës që po më thoshin se ata që e pësojmë me rëndë jemi ne. Po më ikën klientët unë vdes. Është një nyje që prek çdo individ. Kjo nuk është një krizë vetëm e të varfërve. Sepse po ra klientela, çdo gjë ka mbaruar”, tha Goci.
/Priza.al/