‘Shteti ka ndërtuar çdo gjë, kontributet e huaja…’/ Rama bën premtimin e radhës për familjet në Ndroq e Zall Herr

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar këtë të shtunë çelësat e banesave, banorëve në Vaqarr. Ai gjithashtu paralajmëroi se së shpejti do të hyjnë në shtëpi familjet që janë në pritje në Ndroq e  Zall Herr.

“Së shpejti do të hyjnë në shtëpi ata që janë në pritje në Ndroq, Zall Herr, 5 Maji. Kjo e fundit do të jetë lagja më shembullore e Tiranës, pasi gjithçka po rindërtohet nga e para. Në Fushë Krujë, në Thumanë, Laç ku është ndërtuar një lagje e madhe. Laç po bëhet një qytet nga fillimi. Në Lezhë, në Kavajë apo deri në Mirditë ka lagje që janë drejt përfundimit”, tha më tej kryeministri.

Rama u shpreh se në këto dy vite vendi u përball me dy sfida të vështira ajo e tërmetit dhe pandemisë. I ndalur tek akuzat për vjedhjen e fondeve, Rama tha se paratë e investuara dhe shtetet e huaja nuk kalojnë nëpërmjet qeverisë shqiptare, pasi janë ata të cilët i administrojnë.

“Asnjë familje nuk është lënë vetëm, procesi ka pasur vështirësi sa i përket pronësisë, për të garantuar që të gjithë ata që spostohen të marrin tituj pronësie të padiskutueshëm. Mund të gjenden plot gjëra për të kritikuar por në këtë rast procesi ka qenë shembullor. Këto që deri tani janë ndërtuar, së bashku me shkollat, janë ndërtuar 100% me të ardhurat e buxhetit përfshirë edhe disa kontribute. Nuk ka këtu para të botës.  Dua të theksoj për të gjithë për ata që thonë ku janë paratë, të gjitha fondet e vendosura në dispozion nga të tretët, nuk kalojnë përmes qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë. Paratë e botës, bota i shpenzon vetë, janë fonde që ata i administrojnë vetë, me projekte ku ne kemi fjalën e fundit me miratimin e projekte, me tendera që i bëjnë vetë dhe kontrata që i lidhin vetë dhe në fund dorëzojnë produktin. Duhet të ndjehemi mirë që kemi arritur të bëjmë diçka që askush nuk e imagjinonte gjatë asaj tragjedie. Sot 33 mijë familjet që u prekën nga tërmeti kanë asete që  vlejnë më shumë nga çfarë kishin para tërmetit. Po bëjmë të mundur që ata që u goditën të ngrihen më të fortë. Janë vetëm 177 familje në çadër dhe marrin bonusin e qirasë dhe rrinë aty sepse nuk duan të largohen nga vendi i tyre, gjëja e gjallë. Besoj se kemi të gjitha arsyet që ta shohim me optimizëm të nesërmen dhe vitin e ardhshëm do të pastrojmë të gjitha gjurmët e tërmetit për familjet. Mbetet për t’u parë dhe do të mbyllen të gjitha duke pasur vetëm 3 superblloqet e mëdha, 5 Majit, Kombinatit dhe Spitallës që do të kërkojnë kohë”, tha ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *