Ardhja e verës dhe hapja e rrugëve nga të gjitha shtetet e BE-së, ka bërë që udhëtarët shqiptarë të kenë sërish mundësinë për të udhëtuar në hapësirën Schengen.
Qeveria Federale Gjermane, është vendi i radhës që nga sot ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri, sipas një njoftimi të “Tirana International Airport”.
Efekti i këtij vendimi fillon sot, ditën e dielë, më 20/06/2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë, janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.
Për të gjithë pasagjerët e “Tirana International Airport” që udhëtojnë në Gjermani kërkohet:
1) Një test anti-flamë për 72 orë
2) Një dëshmi që personi e ka kaluar flamën globale (që vërtetohet nëpërmjet analizës serologjike)
3) Që personi të jetë ose i injektuar me substancat e njohura nga EMA dhe BE.
Konkretisht injeksionet anti-flamë që janë të njohura nga Gjermania janë “Pfizer”, “Moderna”, “AstraZeneca” dhe “Johnson & Johnson”. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e injeksione anti-flamë të aprovuara nga EMA, apo një dozë e “Johnson & Johnson”.
Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).
Udhëtarët e injektuar plotësisht me një prej ampulave anti-flamë të përmendur në linkun https://www.pei.de/impfstoffe/… apo të shëruarit (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon injeksionin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard-copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.
Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës, njofton TIA.
/Priza.al/