Një 20 vjeçar nga Elbasani është proceduar penalisht, pasi është konstatuar se mbante me vete radio policie.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E. Qosja, i cili u procedua për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Gjatë kontrollit në automjetin e të riut u gjetën dhe sekuestruan 2 radio policie.
“E. Q., 20 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 radio si ato të Policisë”, njofton policia.