Orët e para të mëngjesit të sotëm janë raportuar dy shpërthime me bomba të telekomanduara në veri të Kosovës.
Shpërthimet kanë ndodhur përkatësisht në dy zona të Mitrovicës së Veriut ‘Lagjia e Boshnjakëve’ dhe ‘Tre Rrokaqiejt’.
Lajmin e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili detajoi përmes një njofitmi zyrtar se shpërthimet kanë ndodhur në intervalin e 35 minutave.
“Policia e Kosovës, njësitet patrulluese policore të rendit publik, rreth orës 20:45 dhe 21:20, kanë njoftuar se në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ dhe te ‘Tre rrokaqiejt’- Mitrovicë e Veriut, janë dëgjuar dy shpërthime (dyshohet të jenë shok-bomba)”, ka thënë Kelani.
Raportimet nga vedni i ngjajrjes bëjnë të ditur se shpërthimi në Lagjen e Boshnjakëve ndodhi në afërsi të ekipit të televizionit Tëvë1. Fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëm material.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë. Njëherësh, AGK-ja, sërish kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura që të sigurojnë gazetarët të kryejnë punë e tyre pa u rrezikuar e penguar”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Sot shënohet dita e 12 e tensioneve në veri të Kosovës. Forcat policore kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare përtej barrikadave. Monitorimi i situatës në veri po bëhet edhe nga ajri.
j.l./ dita