Niveli i ujit në basenin e ujëmbledhësit më të madh, ai i kaskadës së Drinit ka arritur ditën e sotme në kapacitetin e nivelit të 270 metrave nga 259 metra që ishte deri në fund të muajit mars.
Shifrat e mësipërme tregojnë së që nga dita e parë që kur kanë nisur reshjet e shiut niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me 11 metra. Niveli maksimal arrin deri në 296 metra, ku për të arritur në këtë shifër i duhen gati edhe 26 metra.
Ditën e sotme i gjithë vendi është prekur nga shiu, por nga fillimi i javës së ardhshme do të kemi një hapje të kohës dhe një rritje të temperaturave deri ne 23 gradë celsius. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit IGJEUM bën të ditur se asnjë zonë nuk ndodhet në rrezik nga reshjet e dendura të shiut.
Sakaq, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet që të arrijnë në zonat bregdetare: 8/13 gradë celsius ndërsa në vendet e ulëta 6/12 gradë celsius, në vendet malore do të arrijnë ne 11/14 gradë. Ndërsa në fshatrat e Kukësit në lartësinë e 700 metrave janë rikthyer përsëri reshjet e dëborës por deri më tani nuk ka ndonjë raportim për probleme. Kjo pasi reshjet e dëborës janë me intensitet të ulët, por që temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe janë shoqëruar me erë të fortë.