Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vendosur shtyrjen e vendimit për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura apo të mbyllura, deri në datën 15 nëntor, nga 1 nëntor që ishte deri më tani. Vendimi është botuar ditën e sotme në fletoren zyrtare dhe ka hyrë menjëherë në fuqi.
Vendimi
Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon:
1.Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 1.11.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 15.11.2021. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë u shënuan 631 raste të reja me COVID. Aktualisht në Shqipëri numërohen 7 827 qytetarë të infektuar me koronavirus. Ora policore në vend nis pas orës 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
/Priza.al/