Shtronte pllaka! 42-vjeçari usta në vjedhje, ja çfarë ndodhi në Poliçan

Një usta 42-vjeçar është paditur në polici në Poliçan pasi akuzohet për vjedhje.

Mësohet se shtetasi me iniciale Xh. S., kishte shkuar për të punuar në një shtëpi për shtrimin e pllakave por më pas i zoti i banesës ka konstatuar mungesën e një sasie parash.

Lidhur me ngjarjen shtetasi me iniciale J. K., akuzon 42-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori për shtetasin Xh. S., 42 vjeç, banues në Poliçan, pasi ka bërë kallëzim shtetasi J. K., se dyshon që 42-vjeçari, gjatë kohës që ka kryer disa punime në banesën e shtetasit J. K., i ka vjedhur një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *