Shtyhen përsëri negociatat për emrin e Presidentit/ Alibeaj: Transparenca ilaçi më i mirë i çdo lloj pazari

Pas shtyrjes së takimit për çështjen e emrit të Presidentit të ri, që ishte lënë për ditën e sotme, kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se kërkon që çdo diskutim të bëhet në prani të mediave, sipas tij transparenca është i vetmi ilaç për çfarëdo pazari.

Alibeaj ndërkohë ka ftuar gazetarët që nesër në orën 10:00, kur do të zhvillohet takimi me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, të ndjekin zhvillimet nga afër.

“Doja në praninë tuaj të zhvillohej takimi, të vazhdoja diskutimin për atë që është qëndrimi ynë, e patë lëvizjen, jo tani por në 6, falë jush në takim i kam kërkuar çdo diskutim për çështjen e presidentit, jo për emrat, të bëhet me mediat se besoj se vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarë do lloj pazari, kjo është një gjë që ju dhe publiku e doni, nesër në 10:00 jeni të ftuar për të ndjekur diskutimin”, u shpreh Alibeaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *