Ministria e Financave Delina Ibrahimaj ka reaguar në lidhje me afatin e depozitimin të pasqyrave financiare
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ibrahimaj shkruan se afati i depozitimeve financiare do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar postali e-Albania.
Postimi i plotë:
Duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar. Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania. Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar.