Siç bëhet e ditur nga faqja zyrtare e “BBV” në Instagram, “Vëllai i Madh” ka vendosur që të shtyjë finalen deri më 18 shkurt. Por a do ta pranojnë banorët të vazhdojnë garën?
Cilat do të jenë surprizat madhështore për ta? A i mbështesin familjarët në zgjedhjen e rrugëtimit të tyre? Cili do të shpallet i preferuari i shtëpisë dhe çfarë fuqie do të ketë?
Të gjitha këto pikëpyetje do të marrin përgjigje mbrëmjen e 1 janarit.
/Priza.al/