Ndeshja mes Nice dhe Koln, e vlefshme për Conference League është shtyrë. Shkak për këtë vendim është bërë një përplasje fizike mes dy tifozërive në Allianz Riviera (Nice).
Sipas asaj që shkruajnë mediet, kanë qenë tifozët gjermanë që kanë tentuar të parët të afrohen me lojtarin e 12-të të rivalëve, me situatën që më pas ka degraduar. Një person ka rënë nga tribuna, çka ka shkaktuar panik në stadium.