Shtyhet për në orën 18:00 seanca gjyqësore ndaj Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.
“Malltezi dhe Bektashi do të japin argumentet e tyre në lidhje me dosjen e kompleksit ‘Partizani’. Bektashi është në masë alternative. Pritet që gjatë ditës së sotme avokatët të kundërshtojnë masat e marra. Ditën e sotme nuk mund të bëhet diçka në lidhje me Berishën, pasi e ka quajtur si sulm politik. Ligji parashikon që afati fillon në momentin që Berisha ka marrë informacion. Shihen të gjitha kushtet. Berisha ka mohuar të marrë njohuri, dhe ky është rasti i parë.