Procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është shtyrë për në shtator.
Burime për median bëjnë me dije se në Komisionin e Ligjeve palët nuk kanë janë dakortësuar për kandidaturat. Deputetët demokratë nuk kanë arritur në dy ditët e fundit të unifikohen në një emër të përbashkët, çka e bën të pamundur futjen e procedurës për votim në seancën e nesërme.
Komisioni i Ligjeve ka kryer seancën dëgjimore me 20 kandidatët që kanë depozituar kandidaturën dhe do të duhet që ky organ i Kuvendit të mblidhet dhe të nxjerrë të paktën dy emra që do t’i dërgohen seancës parlamentare.