Shtyhet për nesër në orën 11:00 seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës. Avokatët e pranishëm në sallë kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për njëanshmëri.
Mësohet se avokatët kanë dorëzuar prova që sipas tyre faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha.
Ditën e nesërme do pritet vendimi për ish-kryeministrin, për të cilin është kërkuar nga SPAK masa e sigurisë arrest shtëpie. Kërkesa e SPAK për masën ndaj Berishës u dërgua më 22 dhjetor me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.